Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 15-vjetorin e vdekjes së tij.
Ai përmes një komunikate për media ka thënë se Rugova do të mbetet lideri historik që e ndërkombëtarizoi si dhe e bindi botën demokratike që të çlirohet Kosova nga okupimi serb, të themelohet shteti dhe të shpallet pavarësia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Mustafës, ai është arkitekt i shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke shtuar se urtësia dhe largpamësia e tij, u duhet edhe sot dhe i ndjekë gjithmonë në rrugëtimin e tyre politik.
“Në janarin e acartë të vitit 2006, iku në amshim shkrimtari, studiuesi i letërsisë, lideri dhe Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova. Intelektuali, politikani i urtë dhe mendimtari i thellë me mençuri dhe guxim kishte projektuar qartë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ndërtoi themelet e shtetit tonë mbi parimet: Liri, Pavarësi dhe Demokraci. LDK-ja në vazhdimësi ka shprehur zotimin e saj se do të punojë me përkushtim për zhvillimin e vendit, vizion ky i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.
Mustafa tutje ka thënë se trashëgimia politike që ai la pas është bazament i shtetit të Kosovës.
“Duke e zhvilluar vendin tonë, duke ruajtur miqësitë e tij që i krijoi në botë, e ruajmë këtë trashëgimi e cila është emblema më e mirë e Kosovës tonë të sotme dhe të ardhshme. Testamenti politik i Rugovës ishte ruajtja dhe kultivimi i raporteve me vendet mike dhe përkrahëse të Kosovës, në veçanti siç e thoshte Presidentit shumë herë: miqësi e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë tutje ai.