Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook ka shkruar se shumë gjenerata punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Ai ka thënë se sot kujtojnë arkitektin e pavarësisë, Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë luftëtarë që u flijuan në altarin e lirisë.
“Vlerësojmë përpjekjet e pasluftës për ngritjen e institucioneve demokratike dhe përkrahjen e parreshtur të miqve tanë ndërkombëtarë, SHBA -së dhe BE-së. Pavarësia mishërohet edhe me kontributin e tyre ndërkaq Kosova frymëzohet të bëhet shtet i fortë, demokratik dhe i dashur për qytetarët e saj”, ka shkruar ai.
-
Mustafa: Rugova me mençuri ka projektuar pavarësinë e Kosovës
-
Mustafa kujton Rugovën, e quan arkitekt të shtetit
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Begaj uron Pavarësinë: Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë
-
Liderët e vendit urojnë 16-vjetorin e Pavarësisë: Republikën e ndërtuam me ndihmën e aleatëve