Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa “Remi”, ka thënë se PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re.
Mustafa në një postim në Facebook ka thënë se “Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike”.
“PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re, me vizion të qartë, përgjegjësi dhe orientim euroatlantik. Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike. E ardhmja kërkon stabilitet, institucione të forta dhe vendimmarrje të përgjegjshme. Koha është për një qeveri normale. Koha është për Kosovën. Sot: Kosova duhet t’u largohet llogarive taktike dhe bllokadave politike, duke i dhënë përparësi ndërtimit të institucioneve funksionale dhe interesit shtetëror”, ka shkruar Mustafa.
-
Mustafa: Jam takuar me Kurtin për ta diskutuar platformën time për zhbllokimin institucional
-
Mustafa propozon “Koalicion për Normalitet” mes VV-së, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë
-
Mustafa: VV – PDK munden bashkë
-
Deputeti i PDK-së bën thirrje për koalicion me VV-në: Domosdoshmëri shtetërore
-
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset