Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Meta, garant i fuqishëm i unitetit dhe zhvillimit në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e betimit dhe marrjes së detyrës së Kreut të Shtetit Shqiptar.

Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, kryeministri Mustafa i ka uruar Presidentit Meta sukses në këtë detyrë të rëndësisë së veçantë për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke vlerësuar rolin e Presidentit Meta në pozitat e deritashme si Kryeministër, Kryetar i Kuvendit dhe pozitat tjera politike e shtetërore, Mustafa ka shprehur besimin e plotë se kontributi i Presidentit Meta për zhvillimet e mëtejme progresive do të jetë esencial.

Ndërkaq, duke iu referuar lidershipit, maturisë dhe konsistencës së dëshmuar deri më tani nga Presidenti Meta, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se ai do të jetë garant i fuqishëm i unitetit dhe zhvillimit në Shqipëri.