Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Ilir Metën për marrjen e detyrës si president i Shqipërisë.
“Në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh urimet më të sinqerta Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me rastin e dhënies së betimit dhe marrjes së detyrës së re”, thotë Thaçi në mesazhin e tij.
Thaçi shprehet i bindur se “në përputhje me detyrimet e tij kushtetuese, si faktor uniteti i shoqërisë shqiptare, presidenti Meta do t’i shërbejë frymës së konsensusit, dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe gjithëshqiptar”.
“Si President i Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë time të plotë që të bashkëpunojmë në thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore midis vendeve tona”, shton Thaçi.
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë
-
Gjermania e Franca i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë
-
Merzi dhe Macroni i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë
-
Presidenti, post i unitetit që prodhoi kriza