Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka vlerësuar se Meta ka qenë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike.
Ky është urimi i presidentit Thaçi për presidentin Meta:
“Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë dhe mikut tim, z.Ilir Meta i shpreh urimet më të sinqerta, i bindur se këtë detyrë të lartë shtetrore do ta kryej me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë”, ka shkruar Thaçi.
Ai ka thënë se Meta ka qenë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike dhe se është i bindur se ashtu do të jetë edhe në mandatin presidencial.
“Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen”, ka shkruar Thaçi.
-
Thaçi uron Metën
-
Meta uron pavarësinë e Kosovës – Do të jemi gjithmonë përkrah jush
-
Mustafa: Meta, garant i fuqishëm i unitetit dhe zhvillimit në Shqipëri
-
Thaçi: Kosova dhe Shqipëria gjithmonë do qëndrojnë përkrah njëra-tjetrës
-
Veseli: Kosova dhe Shqipëria përherë do t’i ruajnë dhe thellojnë marrëdhëniet speciale dhe vëllazërore