Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Ilir Metën, pas zgjedhjes në postin e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.
Kryeministri Mustafa i ka uruar Metës suksese, pas marrjes së kësaj detyre të rëndësishme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtejshëm me Shqipërinë.
Duke vlerësuar lidershipin dhe kontributin e deritashëm të Metës, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se eksperienca dhe maturia e Presidentit Meta do të kenë impakte pozitive për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa: Meta, garant i fuqishëm i unitetit dhe zhvillimit në Shqipëri
-
Urimi i Bashës për Kurtin: Sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë
-
Meta: Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian
-
Mustafa uron Hotin dhe deputetët që votuan atë: Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën
-
Mustafa: Ecëm ngadalë e me vështirësi por arritëm në cak