Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar për zgjedhjet në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se partitë politike dhe qytetarët kanë treguar kanë treguar shembull të besimit te vota e lirë dhe demokracia.
Ai ka uruar gjithashtu për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
“E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre. Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik. Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes”, thuhet në postimin e tij.