Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë priti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, njofton kumtesa partiake, trasnmeton Koha.net .
Në takim u bisedua për rolin e LDK-së në proceset shtetformues.
Mustafa e njoftoi Presidentin Meta me zhvillimet politike në vend dhe me mbarëvajtjen e procesit të fushatës për zgjedhjet lokale.
Meta, ndërkaq, e ftoi kryetarin Mustafa dhe LDK-në që të vazhdojnë të japin kontribut për t’i çuar përpara proceset për integrimet evropiane.
Nikoqirët dhe mysafirët u pajtuan që suksesi i Kosovës është sukses i Shqipërisë dhe anasjelltas.
Artikuj të ngjashëm