Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i cili shoqërohej nga kryetarët e Grupeve Parlamentare të PS-së, të PD-së dhe të LSI-së.
Sipas njoftimit nga LDK-ja, gjatë takimit Mustafa i njoftoi për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe kontributin e saj në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë.
“Mustafa foli për zhvillimet aktuale në vend, për procesin e zgjedhjeve lokale si dhe për aktivitetin e LDK-së për raundin e dytë të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryetari i LDK-së Mustafa diskuton me deputetët e partisë për dialogun dhe Ushtrinë
-
Meta-Mustafa: Suksesi i Kosovës është sukses i Shqipërisë
-
Mustafa: Nuk diskutuam për presidentin, nuk është situatë që duhet ta ketë vëmendjen tonë tani
-
Lajçaku takohet me Mustafën në zyrat e LDK-së
-
Mustafa e Hoti takohen me Haradinajn në Kuvend