Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ish-kryeministër në kohën e zhurmës së madhe rreth demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, është shprehur sërish për këtë çështje, në ditën kur komisioni i ri i krijuar nga Ramush Haradinaj tash kryeministër e të cilit i prin ish-deputeti Shpejtim Bulliqi ka folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ka thënë se qytetarët e Pejës dhe të Rugovë e dinë ku është kufiri me Malin e Zi. E për këtë ka thënë se ata e votuan për kryetar Gazmen Muhaxherin.
“Ata e rizgjodhën kryetarin e tyre, i cili pa asnjë hezitim argumentonte se kufiri është aty ku e përcaktoi komisioni shtetëror. Shtrohet pyetja, pasi këta profesorë etj. që sot e përbëjnë Komision e ri Qeveritar atëherë thonin se i kanë të gjitha faktet dhe dokumentet se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë, çfarë fakte ata kërkojnë sot?! Ata duhet t’i ofrojnë faktet e tyre, jo të ‘Murat Mehës’”, ka thënë Mustafa.
-
Mustafa: Do të doja që kufiri të jetë në Çakorr e Zhlep, por s’është
-
Mustafa i sigurt në vërtetësinë e demarkacionit
-
Qeveria vonohet në emërimin e Komisionit për Demarkacion, në kërkim të emrave të rinj
-
Mustafa: Demarkacioni punë e kryer, Kosova s’humb tokë
-
Bulliqi i përgjigjet Mustafës, i kërkon përgjigje për “takimin me malazezët në Shkodër”