Shefi i ekzekutivit, Isa Mustafa vlerëson se mbi saktësinë e demarkimit të kufirit me Malin e Zi nuk mund të vihet asnjë dyshim.
Në Rubikon të KTV-së, Mustafa tha se tashmë ka provuar të gjitha metodat, rrjedhimisht thotë se ka qartësuar të gjitha dilemat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam bërë maksimumin që të qartësoj dilemat deri tani. Komisioni Kombëtar e ka bërë shënjimin e vijave kufitare, e ka bërë edhe komisioni i caktuar nga Presidentja Atifete Jahjaga, Departamenti i Shtetit Amerikan i kanë kërkuar dy herë hartat për ta verifikuar atë, kam biseduar me qytetarët e Rugovës, i kam lutur që nëse kanë ndonjë dokument të cilët e provojnë atë, do ta rishikojmë edhe një herë”, ka thënë Mustafa.
Pretendimet e ekspertëve të cilët e kundërshtojnë demarkacionin se në mes të kufirit ka qenë tokë e askujt dhe pastaj Mali i Zi e ka regjistruar atë si tokë të veten, Mustafa thotë se nuk qëndrojnë.
Bazuar në këtë, Mustafa thotë se Komisioni Shtetëror i ka qartësuar edhe këto dilema.
“U kam thënë që nuk e kemi humbur tokën tonë por tokën e askujt”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri kërkoi nga deputetët që të jenë të përgjegjshëm dhe ta votojnë demarkacionin. Ai thotë se kufiri nuk mund të ndërrohet dhe nuk mund të flas për vota deri në ditën e votimit.
“Në arbitrazh mund të shkojë, por në arbitrazh nuk mund të fitojmë asgjë. Ne i kemi kundërargumentet pasi Komisioni Shtetëror e ka vërtetuar dhe Departamenti i Shtetit Amerikan e ka vërtetuar këtë marrëveshje”, ka thënë Mustafa.