Kreu i LDK-së, Isa Mustafa duke folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi ka thënë se është absurde kur thuhet se të krijohet një komision për të vërtetuar se kufiri është në Kullë dhe Çakorr.
“Ne duhet t’i ulim gjakrat e të menduarit dhe mos të merremi me konstatime individuale, por që t’i lihet ekspertëve profesionalë”, tha ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMustafa, në një intervistë në televizionin publik tha se do të dëshironte që kufiri të jetë më Çakorr dhe Zhlep dhe do ta votonte me të dy duart, por se sipas tij, Komisioni ka konstatuar se kufiri është aty ku ka qenë edhe më herët dhe se Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër territor me Malin e Zi.
Për Komisionin që është emëruar nga Ramush Haradinaj, e të cilit i prin ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, Mustafa tha se nuk pret që të zbulojë diçka të re.
“Nuk pres se ky Komision të zbulojnë diçka të re. Është e vërtetë se Kosova ka humbur territor diku rreth 2 kilometra me Maqedoninë”, tha Mustafa.
Çështja e demarkacionit duhet të zgjidhet dhe se Brukseli e ka bërë të qartë se ky është një kriter që duhet të përmbushet, ka thënë Mustafa.
Ish-kryeministri Mustafa foli edhe për kohën kur ka qeverisur me vendin, i cili është sulmuar nga opozita me gazë lotsjellës dhe me vezë.
“Opozita me atë gazin lotsjellës që e pati përdorur në Kuvend na ka bërë gazë të botës”, tha Mustafa.