Zotim që duhej ta realizonte dhe veprim për publik e quan ish kryeministri Isa Mustafa shkarkimin e komisionit për demarkacion me Malin e Zi nga kryeministri Ramush Haradinaj.
"Me tepër e shoh si vendim demonstrativ, se sa një veprim me logjik shtetërore. Në këtë rast do të duhej ta thërret komisionin, të kërkojë llogari prej tyre, pas asaj të komunikojë me Malin e Zi dhe pastaj ta çojë në qeveri. Kjo më shumë është bërë për publik, realizim i disa zotimeve", ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe dy duar, ka thënë Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, se do ta votojnë demarkacionin nëse kryeministri Haradinaj arrin ta zhvendos vijën e kufirit në Zhlep e Cakorr. Mirëpo, në të kundërtën, të gjithë ata që i kishin akuzuar për tradhti dhe shitje të Kosovës, duhet të kërkojnë falje.
Ai ka thënë se procesi është zvarritje e vendit për një vendim i cili tashmë është mirëpritur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta të fundit vazhdojnë ta mbështesin një marrëveshje të tillë.
"Ky komision duhet ta ketë edhe një komision tjetër me të cilin do të komunikojë sepse nuk mund të komunikojë me vetveten. Nëse ekziston vullnet i Malit të Zi, atëherë për mua do të ishte e mirëpritur", ka thënë ai.