Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka dënuar sulmin terrorist në Londër, transmeton Koha.net.
Duke shprehur shqetësimin e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për këtë sulm qyqar, Mustafa ka theksuar solidaritetin me Qeverinë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Jemi të shokuar nga sulmi qyqar në Londër dhe dënojmë këtë incident terrorist. Qeveria e Kosovës është pranë Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe londinezëve", ka shkruar Mustafa në Twitter.
Një burrë ka kryer një sulm sot jashtë Parlamentit britanik, me ç’rast kanë humbur jetën katër persona dhe 20 të tjerë janë lënduar.