Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

May e Khan dënojnë sulmet në Londër, “mjaft është mjaft”

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May dhe kryetari i Londrës Sadiq Khan kanë dënuar sulmet e mbrëmshme në Londër.

May në konferencë për media ka thënë se është koha që t’i thuhet mjaft këtyre sulmeve terroriste, raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mjaft është mjaft. Ne nuk mundemi dhe nuk duhet të pretendojmë se gjërat mund të vazhdojnë kështu siç janë”, ka thënë May, transmeton Koha.net.

Edhe kryebashkiaku i Londrës ka dënuar sulmet e mbrëmshme, duke i quajtur ato si të “paramenduara dhe qyqare”.

Londra mbrëmë ishte cak i tre sulmeve që morën jetën e shtatë personave dhe 48 u lënduan.

“Ende nuk i dimë detajet e plota, por ky ishte sulm i paramenduar dhe qyqar në londinez të pafajshëm dhe vizitorë. I dënoj ato në mënyrën më të fuqishme të mundshme. Nuk ka asnjë justifikim për akte të tilla barbare”, është shprehur Khan.