Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmeve terroriste në Mançester, njofton Kryeministria, transmeton Koha.net.
Duke dënuar këto sulme, kryeministri Mustafa ka shprehur pikëllimin e Kosovës për jetët e humbura.
“Jemi të pikëlluar nga lajmi për sulmin e mbrëmshëm terrorist në Mançester Arena. I shprehim ngushëllime Qeverisë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar për jetët e humbura”, ka shkruar Mustafa.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa ngushëllon popullin spanjoll pas sulmit terrorist në Barcelonë
-
Mustafa i shkruan kryeministres May, shpreh solidaritetin e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar
-
Mustafa dënon “sulmin qyqar” në Londër
-
Mustafa: Të gjithë solidarizohemi me popullin e Turqisë
-
Haradinaj ngushëllon popullin grek për tragjedinë