Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa i shkruan kryeministres May, shpreh solidaritetin e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e popullit dhe Qeverisë së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Londër.

Duke theksuar tronditjen e popullit të Kosovës dhe duke dënuar këto akte brutale, kryeministri Mustafa ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet terroriste në Londër. Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë me ju!”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa drejtuar kryeministres britanike, Theresa May.