Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, e ka akuzuar Qeverinë Kurti se po tenton ta fshehë rastin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që ka aksidentuar një fëmijë në Prishtinë.
Mustafa shkroi në Facebook të dielën se institucionet po e fshehin këtë rast, derisa tha se momente pakujdesie mund të ndodhin “por nuk arsyetohet tentimi për fshehje”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“A jeni në tokë të bukës, hej?! Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre. A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej”, shkroi Mustafa.
Ndërkaq deputeti i VV-së, Agon Batusha ka thënë se hipokrizia e Besian Mustafës është e tmerrshme.
“Ministrja sqaron në status për aksidentin, tregon se e ka njoftu menjëherë Policinë dhe çohet Besian Mustafa thotë po e fsheh aksidentin. Si është e mundur kjo mungesë e logjikës elementare? Mozomakeq!”, ka shkruar ai.
Për rastin në fjalë, ministrja Hajdari tha se fëmija është përplasur në veturën e saj, deri potencoi se i ka ofruar ndihmë dhe ka njoftuar organet kompetente.