Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka arsyetuar votën e saj kundër Dimal Bashës për kryeparlamentar.
Ajo në një status në Facebook ka shtuar se nuk mundi të votonte për Kryetar të Kuvendit një person që karrierën politike e ka ndërtuar, jo mbi vizioni e unitetin, por mbi urrejtje dhe përçarje.
Ka shtuar se si qytetare dhe si deputete, nuk mund të pranojë që në një nga pozitat më të larta shtetërore të ulet dikush që hapur ka treguar përçmim ndaj Ushtrisë Çlirimtare, ndaj Drenicës, ndaj PDK-së dhe ndaj figurës së Hashim Thaçit .
“Vota për një përçarës si Dimal Basha do të quhej tradhti ndaj besimit të mbi 31 000 votuesve të cilët i kanë besuar fjalës time për më shumë se 16-të vjet. Ne kemi nevojë për udhëheqës që bashkojnë, jo që përçajnë e përçmojnë. Ne kemi nevojë për liderë që respektojnë historinë, jo që e shkelin atë për interesa personale apo politike. Ne kemi nevojë për dinjitet! Ky nuk është inat - ËSHTË PARIM”, ka shkruar ajo.
Dimal Basha zgjidhet kryeparlamentar, konstituimin e vonon nënkryetari serb
-
OVL e UÇK-së: Dimal Basha njihet për qëndrimet denigruese e fyese ndaj UÇK-së
-
Musliu: Ata që ishin në Qeverinë Kurti 2 s’do ta marrin votën e PDK-së
-
OVL e UÇK-së paralajmëron protesta në rast të mosshkarkimit të Bashës
-
Basha për artikullin kundër UÇK-së: Kam kërkuar që emri im të hiqet nga punimi
-
OVL e UÇK-së kërkon që Basha të shkarkohet shkaku i artikullit, paralajmëron edhe masa të tjera