Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Valon Murtezaj, deklaroi se është koha që Kosova dhe Serbia ta arrijnë marrëveshjen finale, në mënyrë që procesi i dialogut të mos zgjatet më shumë.
Ai tha të mërkurën në Interaktiv të KTV-së, se është e rëndësishme që secila temë të trajtohet, por siç tha ai, nëse Kosova ndalet në çdo imtësi të dialogut, procesi mund të zgjasë edhe disa vite të tjera.
“Është koha dhe kjo vërehet edhe në fjalorin e ndërmjetësuesve evropianë për të shkuar drejt marrëveshjes përfundimtare. Nuk është koha që Kosova të merret në dialog me çështje të imëta teknike. Gjithçka është e rëndësishme, edhe një targë, edhe një dokument i letërnjoftimit, megjithatë, nëse vazhdohet kështu, ky proces do të vazhdojë kështu”, deklaroi Murati.
Sipas profesorit, angazhimi i këshilltarëve të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në dialogun Kosovë-Serbi, është shtytje e re drejt marrëveshjes finale.
Ai tha se i tërë dialogu është për normalizim të marrëdhënieve, si mekanizëm paraprijës drejt Bashkimit Evropian nga të dyja vendet.
“Ajo që është e rëndësishme është përfshirja e këshilltarëve të Macronit dhe Scholzit. Angazhimit i parapriu letra e liderëve të Evropës, drejtuar dy udhëheqësve të dialogut. Kosova e ka vizionin përpara të qartë, shtet i pavarur i njohur edhe nga Gjermania edhe Franca. Zgjidhjet duhet t’i kërkojë brenda Kushtetutës së Kosovës”, tha tutje ai.
Edhe
Angazhimi i shtuar ndërkombëtar në dialog shihet si mësymje për marrëveshjen përfundimtare
Murati theksoi se ka kohë që Kosova dhe Serbia janë dakorduar për formimin e asociacionit, por siç u shpreh ai, për formimin e tij, Serbia është interesuar vetëm viteve të fundit.
“Kur është rënë dakord për formimin e Asociacionit, motivi i Qeverisë së Serbisë ka rënë. Një pyetje e thjeshtë është se si presioni apo angazhimi i Qeverisë së Serbisë nuk është vërejtur deri në këto vjetët e fundit. Për 4-5 vjet, s’ka pasur asnjë angazhim në këtë drejtim. Kanë synuar për formim të asociacionit me kompetenca ekzekutive. Kur diçka është eliminuar, qoftë me marrëveshjen e parimeve, apo me vendimin e Kushtetueses, edhe motivi i Serbisë ka rënë”, tha Murati.
Ai potencoi se asociacioni pa kompetenca ekzekutive u referohet ligjeve të Kosovës, s’ka shërbyes civilë, s’ka forca të armatosura, s’ka polici e as gjyqësi. Kjo sipas tij bën që asociacioni të mos i prekë interesat e Kosovës.
- As në 2026-n nuk do të ketë progres domethënës në dialogun Kosovë – Serbi
-
“Kompromiset e dhimbshme”, kërkesa të Francës dhe Gjermanisë
-
Qeveria e gatshme për hartimin e një drafti për Asociacionin, opozita e konsideron të vonshëm
-
Palokaj: Në BE s'ka vullnet të madh për heqjen e masave, Scholzi e Macroni janë dobësuar politikisht