Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, bashkë me një grup të rinjsh nga diaspora dhe Kosova vizituan sot shtëpinë-shkollë ku gjatë viteve të 90-a të shekullit të kaluar është mbajt mësimi i Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
“Ideja e të tilla vizitave është të mbajmë gjallë kujtesën për rezistencën tonë që e solli lirinë. Në këtë shtëpi brumoset përpjekja për ta mbajtur gjallë mësimin shqip dhe luftën e armatosur të UÇK-së”, ka thënë Murati, përmes profilit të tij në Facebook.
“Familja Hertica ia ka dhuruar shtetit këtë objekt për ta shndërruar në muze. Fatkeqësisht ende as niveli qendror e as ai lokal ende nuk i ka kryer detyrat e veta. Të shpresojmë se projekti për shndërrimin e këtij objekti në muze të shkollave-shtëpi për Prishtinën dhe Kosovën megjithatë do të realizohet”, ka thënë më tej Murati.
-
Dokumentimi i shtëpisë-shkollë të Herticëve
-
Shtëpia-shkollë e Herticëve me adresë që ia ruan historinë
-
Familja që lëshoi shtëpinë për shkollën “Sami Frashëri” shpreson që ajo të shndërrohet shpejt në muze
-
Kërkohet restaurimi i shtëpisë-shkollë “Sami Frashëri” në Prishtinë
-
Shtëpia shkollë në “Kodër të Trimave” po shkatërrohet, Komuna hesht e Ministria premton