Profesoresha, Eufrozina Nura, me emocione e kujton kohën sa ishte mësimdhënëse, në shtëpinë- shkollë “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Ajo rrëfen se si 20-vjet më parë, përkundër rrezikut që kishin, nuk kanë hequr dorë për t’i mësuar fëmijët, raporton KTV.
Mes lotësh, tregon edhe për rastet e helmimit të nxënësve në atë kohë.
E për Fadil Aliun, pasardhësin e familjes, është emocion i veçantë ky 20-vjetor, por ai shpreson që shumë shpejt kjo shtëpi-shkollë të bëhet muze, ashtu siç ka premtuar Komuna e Prishtinës.
Ish-drejtori i kulturës në Prishtinë, Yll Rugova, përmes telefonit i ka thënë KTV- së, se tenderi ka qenë i shpallur, por pas dorëheqjes së tij, është anuluar projekti.
Ndërsa, sipas Komunës së Prishtinës, asnjë projekt i dërguar nga kompanitë deri tani, nuk i ka plotësuar kriteret që janë kërkuar.
Edhe
Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” me vepra artistike
Ndryshe, me rastin 20-vjetorit të djegies së shtëpi- shkollës, Kuvendi i të rinjve të Prishtinës ka organizuar një ekspozitë, në të cilën janë shpalosur shumë fotografi të atyre viteve.
Kryetarja e Kuvendit të të Rinjve në Prishtinë, Kosovare Sadiku, tha se kjo ekspozitë ka për synim t’i tregojë sfidat me të cilat është përballur arsimi gjatë okupimit serb.