Profesorët në gjimnazin e Prishtinës “Sami Frashëri” edhe sot janë duke e bojkotuar procesin mësimor të pakënaqur me emërimin e drejtoreshës së re.
Ata kanë shprehur pakënaqësi me mënyrën se është emëruar Fahrije Retkoceri.
KOHA ka siguruar edhe dëshmi se tre ditë pas shpalljes së konkursit, më 18 qershor 2021, Inspektorati i Arsimit ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës për anulimin e këtij konkursi, pasi është shpallur pa u bërë vlerësimi i performancës së drejtorit të asaj kohe, Fetah Zejnullahu.