Profesorët në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë edhe sot po e bojkotojnë procesin mësimor, në shenjë pakënaqësie ndaj mënyrës së emërimit të drejtoreshës së re.
Është dita e katërt e bojkotit.
Profesorët po e kundërshtojnë emërimin e drejtoreshës Fahrije Retkoceri, duke thënë se është emëruar jashtëligjshëm.
Ministria e Arsimit ka bërë kallëzim penal ndaj Komunës së Prishtinës për rastin e emërimit të drejtorëve. MASHTI kishte kërkuar të anulohej konkursi për shkak të shkeljeve, por kjo nuk është bërë dhe për këtë arsye Inspektorati i Arsimit ka bërë kallëzim penal.
Artikuj të ngjashëm
-
Drejtoresha e “Sami Frashërit”: Jam kërcënuar, jam e padëshiruar veç pse jam femër
-
Profesorët në “Sami Frashëri” në Prishtinë po bojkotojnë mësimin për ditën e dytë rresht
-
Profesorët e “Sami Frashërit” po e bojkotojnë mësimin shkaku i drejtoreshës së re
-
E padëshirueshme në shkollë, drejtoresha e “Sami Frashërit” thotë se po punon nga shtëpia
-
Drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri” thotë se është e padëshiruar vetëm pse është femër