Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se do të mund të bëheshin 64 vota sot, nëse do të kishte vullnet individual të deputetëve.
Ai ka thënë se vetëm me vullnet politik tejkalohet bllokada.
“Uroj të gjendet vullneti te partitë opozitare, por edhe deputetët individualisht që më në fund ta kemi konstituim. Jemi te numri 57 me votat e Nismës mbi 60, jemi shumë afër. Me votat e Duda Baljes e Veton Berishës bëhen 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë ‘do bëhem vota 61’, bëhemi 63. Madje edhe me votën e Bekë Berishën bëhemi 64. Nuk është problem që të sigurohen votat për ta tejkaluar këtë ngërç vetëm duhet vullnet”, ka thënë ai.
Deputetët mblidhen sonte edhe një herë për seancë konstituive
-
Murati: Shpresojmë që të ketë reflektim dhe të konstituohet Kuvendi
-
Murati pret reflektim nga opozita për presidentin: Është afër të gjendet zgjidhja
-
Murati: U konfirmua barrikadimi i opozitës me Listën Serbe kundër Kurtit
-
Murati: Deputetët mund ta votojnë dikë që dirigjohet nga Radojçiqi ose Rashiqin
-
Murati: Unitet duhet për presidentin, kryetari i Kuvendit i takon partisë së parë