Arbëri

Murati: Shpresojmë që të ketë reflektim dhe të konstituohet Kuvendi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati,

FOTO: EO

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se shpreson që sot do të ketë reflektim të partitive politike dhe të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive, Murati është pyetur se a ka pasur diskutime gjatë 48 orëve për situatën e krijuar. 

Ai ka theksuar se “tentativat kanë qenë publike dhe transparente”.

“Ju i keni parë të gjitha tentativat tona, kanë qenë edhe publike dhe transparente. Janë bërë edhe në media janë paraqit, që ne kemi tentuar që të gjejmë forma dhe mënyra të bashkëpunimit. Kemi ftuar partitë politike për të diskutuar për konstituim të kuvendit, jo vetëm pozitën e kryetarit por edhe të nënkryetarëve, sepse edhe ato duhet të votohen me 61 vota. Kemi parë që nuk ka fort mirëkuptim, sepse ka parti që ose insistojnë në ndryshim të kandidatëve, por jo duke dhënë ndonjë informatë ose arsye konkrete se pse duhet të bëhet kjo. Apo kemi parë raste siç është LDK, apo partitë tjera që refuzojnë fare të marrin pjesë në takime, qoftë në votime. Shpresojmë që sot do të ketë reflektim në mënyrë që të ecet tutje dhe të konstituohet Kuvendi”,  është shprehur ai./KP

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosovës - 15 maj

Dështon tentimi i 16-të për konstituimin e Kuvendit