Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Kuvendi sot e ka mundësinë të përmbyllë procesin e konstituimit duke zgjedhur edhe nënkryetarin e 5-të që sipas Kushtetutës duhet të jetë nga komuniteti serb.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit.
“Para deputetëve janë dy opsione, të zgjedhin njërin nga 9 deputetët e Listës Serbe, që nënkupton dikush i dirigjuar nga terroristi Milan Radojçiq në kryesi të Kuvendit, apo të zgjedhin një deputet si z. Nenad Rashiq që nuk është nga Lista Serbe”, ka thënë ai.
Murati ka thënë se e kanë bërë të qartë që për cilindo nga Lista Serbe, e cila punon kundër Republikës së Kosovës, vota e tyre është kundër.
“Prandaj i vetmi opsion që mbetet për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit është z. Rashiq. Për cilin opsion janë deputetët e opozitës?”, ka pyetur ai.
-
Murati: Nëse jo Rashiqi, kush duhet të zgjidhet nënkryetar
-
Murati: PDK e LDK ta mbështesin Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit
-
Murati: Opozita të na bashkohet që nënkryetari të mos vijë nga Lista Serbe
-
Rashiq: Votoj për cilindo kandidat për nënkryetar të Kuvendit që vjen në pako
-
Partitë të pavendosura rreth votës për kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar Kuvendi