Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se ka kohë që opinionit publik, qoftë nga politikanët, qoftë nga mediat, i servohen dhe imponohen, sipas tij, jo pa qëllim tema triviale.
“Paramendojeni, në vend se të diskutohet për platformën e bisedimeve me Serbinë, nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e jona, me javë e muaj diskutohet se kush do t'i udhëheq bisedimet”, ka thënë Murati, përcjell Koha.net. “Manipulantët në këtë shoqëri kanë vendosur formën në krye të vlerave shoqërore dhe e kanë zhvendosur përmbajtjen në margjina të shoqërisë”, ka shtuar më tej ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Murati: Nuk e kemi luksin të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme
-
Murati: Reciprocitet apo asociacion të komunave?
-
Murati: Serbia e shtron rrugën për “normalizim” të marrëdhënieve, e ne flasim se kush ta udhëheq dialogun
-
Murati: Duhet platformë për dialogun, Serbia vazhdon të jetë shumë armiqësore
-
Kryetari i LB-së: Platforma për dialog me Serbinë të përmbajë parimin e reciprocitetit