Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka përmendur disa nga veprimet e politikes serbe në raport me Kosovën. Nga ana tjetër, ka kritikuar partitë politike se në vend të kundërpërgjigjes po merren me atë se kush ta udhëheq dialogun.
“Presion që serbët ta lëshojnë FSK-në, ofensivë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, betejë për ta bllokuar pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, diskriminim i vazhdueshëm i shqiptarëve në Kosovën Lindore, vazhdim i presionit dhe spastrimit të shqiptarëve në veriun e Mitrovicës”, ka numëruar Murati, përcjell Koha.net.
“Kështu Serbia po e shtron rrugën për ‘normalizimin’ e marrëdhënieve me Kosovën! E partitë tona politike merren se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë!!!”, ka thënë më tej ai.
-
Murati: Nuk e kemi luksin të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme
-
Murati: Reciprocitet apo asociacion të komunave?
-
Murati: Në vend se të flitet për platformën, flitet se kush do t’i udhëheqë bisedimet
-
Murati kërkon dialog politik me Serbinë
-
Murati: Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë mundëson bashkimin me Shqipërinë