Ministri i Financave Hekuran Murati ne seancën kur po shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për ndarjet buxhetore, ka thënë se buxheti për vitin 2026 është i përkohshëm dhe emergjent dhe se ai do të rishikohet.
Sipas tij amendamentet që janë të vlefshme do të përfshihen në buxhet gjatë procesit të rishikimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjitha ato që janë të vlefshme dhe i konsiderojmë që, në disa raste edhe kemi pasur pajtueshmëri, që të mbështeten projekte të tilla, besoj që do të gjejnë mbështetje në ministritë e linjës në momentin kur e sjellim buxhetin e rishikuar me prioritetet e Qeverisë të reflektuara në të”, ka deklaruar Murati.
Ai ka thënë se amendamente nuk kanë pasur mundësi që të propozojnë as ministrat që e kanë marrë detyrën.
“Ky është një buxhet i përkohshëm emergjent, për këtë arsye ne si qeveri nuk u kemi dhënë hapësirën, madje as ministrave që kanë marr dikasteret e tyre që të bëjnë ndryshime, duke konsideruar që nuk kemi shumë kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe cilësore dhe që pastaj ato të mos reflektojnë me probleme gjatë rrugës”, është shprehur Murati.
Ai ka thënë se ideja ka qenë që Projektbuxheti të procedohet sa më parë, në mënyrë që shteti të ketë një buxhet.
Murati ka thënë se kjo është një zgjidhje emergjente për shpenzimet rrjedhëse por se për të nuk mund të iniciohet asnjë projekt prokurimi. “Këtë mund ta konfirmoni edhe në komunat ku qeverisni ju, pra asnjë projekt prokurimi nuk mund të iniciohet për shkak se nuk ka buxhet dhe nuk mund të bëhet zotimi i mjeteve duke mos e pasur buxhet”, ka theksuar Murati.