Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në përkujtimin për heroin Agron Rrahmani, ka thënë se “liria nuk na piku nga qielli por erdhi si produkt i një angazhimi këmbëngulës të djemve dhe vajzave më të mira të kombit në të gjitha periudhat”.
“Një prej tyre që ishte në ballë të sfidimit të përshtatjes me pushtimin në vitet e rënda 1993-98 ishte Agron Rrahmani”, ka thënë Murati, në profilin e tij në Facebook.
“Ai me angazhimin personal përmes punës politike dhe angazhimit luftarak si komandant i njësitit gueril "Rexhep Mala" të LKÇK-së shtroi rrugën e luftës së armatosur dhe ndikoi në rritjen e saj. Sot me mall e kujtojmë në 19 vjetorin e rënies duke u frymëzuar që të çojmë përpara ëndërrat dhe synimet e tij. Ti sot, dëshmor i kombit e Hero i Kosovës, në përjetësi i ri e i pagabueshëm. Pusho i qetë shok i dashur dhe i paharruar”, ka thënë ai.
{gallery}
-
Kujtohet Agron Rrahmani
-
Në 20 vjetorin e rënies, kujtohet komandanti i njësisë së parë guerile të LKÇK-së
-
Murati kujton Tallën, Maliqin e Durmishin në 21 vjetorin e rënies – rënia e tyre themel i lirisë
-
Murati: Fazliu mbetet frymëzim për të gjitha brezat
-
Murati: Bahri Fazliu luftoi për bashkim me Shqipërinë, të veprojmë në këtë drejtim