Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, me një delegacion nga partia e tij, kanë bërë homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani – Naseri.
“Agroni tërë jetën e tij ia kushtoi çështjes së lirisë dhe atdheut në rrugën e luftës çlirimtare. Këtë përkushtim e pat në kohën më të vështirë për atdheun, kur të paktët ishin në atë rrugë. Aktivist i orëve të para, anëtar e udhëheqës në LKÇK, komandant i njësisë së parë guerile të LKÇK-së, organizator i njësive të UÇK-së që bartën peshë në luftën tonë çlirimtare”, ka shkruar Murati.
“Sa vështirë ishte të ishe si ti dje e sa lehtë të të nderojmë sot pranë varrit. Po nderimi më i madh do ishte nëse ne sot vazhdojmë ta duam vendin ashtu siç e deshe ti. Nderim i përjetshëm për ty shok i dashur”, ka shkruar më tej ai.
-
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz, vlerësojnë lart sakrificën e Jasharëve
-
Krerët politikë urojnë Kurban Bajramin me mesazhe për solidaritet dhe unitet
-
Munguan Hoti e Bajrami në tubim, Osmani: I ftoj ata që s’janë këtu t’i bashkohen këtij rrugëtimi
-
Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat
-
Agim Ramadani u portretizua si arkitekt i thyerjes së madhe