Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kujtoi Agron Rrahmanin, Bahri Fazliun dhe Ilir Konushevcin në përvjetorin e rënies së tyre, duke thënë se vrasja e tyre ishte goditje shumë e madhe për luftën çlirimtare të Kosovës.
Kurti ka shkruar në Facebook se dëshmorët e kombit përbëjnë historinë e lavdishme, duke shtuar se kujtimi dhe besnikëria ndriçon rrugën “në mënyrë që të ecim edhe me mbrojtje të atdheut”.
Për Rrahmanin e Fazliun, kryeministri në detyrë u shpreh se ishte të pandashëm nga ideali patriotik.
“Agron Rrahmani u vra pesë ditë pas Bahri Fazliut dhe tre ditë pas Ilir Konushevcit. Vrasja e këtyre heronjve të popullit, të luftëtarëve të paepur, të njerëzve aq të dashur e të veprimtarëve intelektualë ka qenë goditje shumë e madhe për luftën çlirimtare të Kosovës. Agroni dhe Bahriu ishin moshatar. Të dy lindën në vitin 1971. Ata ndanë jo vetëm vitin e lindjes, por edhe vitin e rënies. Të pandashëm nga ideali i tyre patriotik, ata nuk i ndau as vdekja. Sot nuk mund ta kujtojmë njërin, pa e kujtuar tjetrin. Dëshmorët tanë të kombit e përbëjnë historinë tonë të lavdishme, ndërkaq kujtimi ynë për ta, besnikëria jonë ndaj tyre, na e ndriçon rrugën përpara në mënyrë që të ecim edhe me mbrojtje të atdheut, edhe me demokraci në institucione, edhe me progres për shoqërinë, edhe me zhvillim për ekonominë tonë, për këtë brez dhe për brezat që do të vijnë”, ka shkruar ai.
-
36 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Kurti: Zgjuan ndërgjegjen e popullit për mosnënshtrim
-
Kurti: Duhet të marrë fund epoka e mosndëshkimit të krimeve serbe
-
Kurti: Kosova është më e sigurt se kurrë më parë
-
Kurti: Vëllezërit Bytyqi, dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë
-
Kurti përkujton masakrën e Lubizhdës së Hasit ku u vranë 40 civilë dhe ranë 14 dëshmorë