Presidentja Vjosa Osmani e ka përkujtuar luftëtarin Agim Ramadani në 25-vjetorin e rënies së tij.
Ajo ka thënë se Ramadani nuk ishte thjesht vetëm ushtarak, por një gërshetim i luftëtarit, poetit e piktorit, i shndërruar në hero.
“Ai është njeriu i mërgatës, patrioti e guximtari që ëndrrën për lirinë e bëri realitet duke iu bashkuar UÇK-së dhe duke u përjetësuar në heroin emblematik të shembjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë”, ka thënë Osmani.
Presidentja ka shtuar se Agim Ramadani me bashkëluftëtarë u dhanë jetë ëndrrave dhe aspiratave të popullit për të qenë i lirë.
“Heroizmi dhe trashëgimia e Agimit do të vazhdojnë t`i frymëzojë brezat që do të vijnë”, ka thënë më tej Osmani.
Artikuj të ngjashëm
-
Agim Ramdani kujtohet në 24-vjetorin e rënies
-
Agim Ramadani u portretizua si arkitekt i thyerjes së madhe
-
Përkujtohet dhe nderohet roli i Agim Ramadanit në thyerjen e kufirit
-
Osmani: Përulemi para burrave e grave që u ngritën kur liria ishte vetëm ëndërr
-
Osmani: Lufta për drejtësi për të mbijetuarit e dhunimin seksual gjatë luftës s’do të ndalet kurrë