Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kujtuar në 20 vjetorin e vdekjes së Bahri Fazliut, “njëri ndër ideologët e luftës çlirimtare dhe bashkimit kombëtar, themelues i LKÇK-së, kryredaktor i “Çlirimit”, luftëtar u lirisë, intelektual i gjithanshëm, e mbi të gjitha një humanist i madh”.
Murati tha se Fazliu ishte një njeri i dashuruar në lirinë e popullit të tij, dhe që e ka urrejt robërinë dhe politikën që na ka mbajt nën robëri.
“Jeta, lufta, përpjekjet dhe rënia e tij janë simboli më i denjë i luftës së popullit tonë për liri e bashkim kombëtar. Pavarësia e Kosovës, është produkt ndër të tjera i punës së dëshmorëve si Bahriu me shokë. Ne të gjallëve na mbetet që këtë pavarësi ta forcojmë, ta bëjmë një shtet të denjë, me sundim të ligjit e mirëqenie sociale e të krijojmë kushtet që Kosova të ketë mundësi të deklarohet për bashkim me Republikën e Shqipërisë si pjesë e realizimit të idealeve të dëshmorëve”, u shpreh Murati.
-
Murati: Fazliu mbetet frymëzim për të gjitha brezat
-
Murati: Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë mundëson bashkimin me Shqipërinë
-
Kurti bën homazhe te varri i Bahri Fazliut
-
Kurti: Kujtimi për Bahri Fazliun është i pashlyeshëm
-
Murati kujton Tallën, Maliqin e Durmishin në 21 vjetorin e rënies – rënia e tyre themel i lirisë