Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe të martën pranë varrit të heroit Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies.
Ai ka thënë se Fazliu kishte rënë në ballafaqim me forcat serbe pranë kufirit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot më 7 maj janë mbushur 26 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Bahri Fazliut. Ai u vra në betejë në ballafaqim me forcat armike serbe në vendin i cili ndodhet në kufi të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, pra një vend domethënës i cili është në përputhje edhe me idealet e Bahri Fazliut”, ka thënë Kurti, shkroi EO.
Fazliu ishte edhe i dënuar me burgim nga pushteti serb, e në 1993-n ishte ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.