Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur opozitës e cila reagoi për masat që Bashkimi Evropian i mori ndaj Kosovës.
Murati ka përmendur disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare që janë bllokuar në Kuvend, ndërsa e ka akuzuar opozitën për këtë.
“Opozita qenka ankuar se pse Kosova ende nuk është bërë pjesë e Programit Evropa Digjitale të BE-së. Mirëpo është e njëjta opozitë që me muaj të tërë po mban të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, pa asnjë arsye të vlefshme. Janë gjithsej afro 150 milionë euro të bllokuara nga opozita: 25 milionë euro marrëveshja me KfË për investime në rrjetin e transmisionit të energjisë elektrike; 84 milionë euro projekti i Ngrohjes Qendrore Solare, i financuar me grante nga Gjermania, grante nga BE, dhe kredi nga BERZH; 40 milionë USD marrëveshja me Fondin Zhvillimor të OPEC, mjete që planifikojmë t’i investojmë në infrastrukturë sportive, për t’u bërë gati për Lojërat Mesdhetare”, ka shkruar Murati.
-
Murati: Nëse Kuvendi s’i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, humbin mbi 200 mln euro
-
Murati: Opozita të reflektojë, Kosova do t’i humbë 90 mln euro hua nëse s’konstituohet Kuvendi
-
Murati fton opozitën t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare
-
Rreth 150 milionë euro kredi e grante të bllokuara, pushteti e opozita fajin e hedhin te njëra-tjetra
-
Bajrami i përgjigjet Muratit: Keni dështuar në çdo sferë