Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nëse deputetët nuk i ratifikojnë marrëveshjet ndërkombëtare në seancën e sotme atëherë mbi 200 milionë euro do të humbin pakthyeshëm, prej tyre 88 milionë euro nga plani i rritjes i Bashkimit Evropian.
“Nëse Kuvendi sot nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm: 88 milionë nga plani i rritjes i BE-së, dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshjet me Bankën Botërore. Për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota”, ka shkruar Murati në Facebook.
Seanca, ku është paraparë të shqyrtohen edhe marrëveshjet ndërkombëtare, është caktuar për ora 11:00.
S’ka as qeveri Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të reja
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk KonjufcënPro formimit të Qeverisë...-
Murati: Shpërndarja e Kuvendit pengoi vendime për 121 milionë euro
-
Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën
-
Murati: Shkuarja e sërishme në zgjedhje ka kosto shumë të madhe
-
Procedohen për në Kuvend katër marrëveshje ndërkombëtare
-
Pushteti miraton buxhetin “emergjent” pa përkrahjen e opozitës