Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mundësi për partneritete të reja ndërmjet bizneseve kosovare dhe amerikane

Delegacioni i bizneseve kosovare, i cili qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën organizimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, vizitoi edhe shtetin e Nju Jorkut, me ç’rast zhvilloi takime me përfaqësues të asociacioneve të biznesit, organizata të inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe biznese individuale në këtë shtet.

Delegacioni i bizneseve nga Kosova i udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane dhe në shoqërim të konsulles së përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatçija u takua me Yvonne Bendinger-Rothschild, drejtore ekzekutive e Odës Ekonomike Evropiano Amerikane, me seli në Nju Jork.

Sipas kumtesës për media, në takim u diskutua për progresin e shënuar në Kosovë në aspektin e të bërit biznes, por edhe lidhur me kërkesat që kompanitë kosovare kanë për investitorët amerikanë, ndërsa Bendinger-Rothschild u zotua për mbështetje të kompanive kosovare, përfshirë edhe gjetjen e partnerëve afaristë.

Me mbështetje të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, delegacioni pati mundësi të vizitojë edhe organizatën SAP Next Generation në Nju Jork e cila drejton programin e inovacionit dhe ndërmarrësisë që mes tjerash angazhohet edhe për implementimin e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Aty u pritën nga zëvendëspresidentja Ann Rosenberg, e cila sqaroi për punën e jashtëzakonshme që bëhet në atë qendër për nxitjen e inovacioneve. Ajo premtoi edhe përkrahjen e saj për zhvillimin e një programi të ngjashëm edhe në Kosovë.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës organizoi edhe një pritje për bizneset nga Kosova të cilët përfaqësonin sektorë si prodhimi, tregtia, shërbimet konsulentë të biznesit, shërbimet e teknologjisë së informacionit, por edhe profesionistët dhe ndërmarrësit shqiptarë, anëtarë të Rrjetit të Profesionistëve dhe Ndërmarrësve Shqiptarë me seli në Nju Jork. Aktiviteti ishte një mundësi e mirë për rrjetëzim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet ndërmarrësve nga Kosova dhe të rinjve profesionistë shqiptarë në Amerikë.

qëndroi edhe në Bronx ku u pritën nga Dren Deva, pronar i kompanisë TV Alb e cila merret me ofrimin e shërbimeve televizive në SHBA. Deva i njoftoi bizneset kosovare për planet e ardhshme të biznesit të cilat përfshijnë ngritjen e një kompanie të distribuimit dhe shitjes, që do të ketë në fokus importimin e produkteve nga Kosova.