Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Muja akuzon ish-drejtorin e KEK-ut se bleu banesë 90 m2 për vetëm 7 mijë e 200 euro

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka intervistuar ish-drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjuka, ish-kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Fadil Çitaku dhe pesë anëtarë të Bordit.

Kryetari i këtij Komisioni, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka shtruar pyetje rreth rënies së blloqeve dhe privatizimin e kompanisë.

“Në çfarë gjendje e keni marr KEK-un dhe cilat veprime i keni marr ju për ndalimin e rënies së blloqeve, dhe cilat kanë qenë kompetencat për blerjen e energjisë elektrike ... Cili ka qenë roli i juaj në privatizimin e kompanisë”, ka pyetur Beqa.

Ish-drejtoi i KEK-ut, Arben Gjuka, duke folur për funksionimin e kompanisë gjatë udhëheqjes së tij, ka theksuar se e ka marrë atë në një gjendje të rëndë.

“Realisht kompaninë e kemi gjetur me një humbje prej 56 për qind të energjisë elektrike, furnizimi i kryeqyteti me energji elektrike në atë kohë ka qenë 3 me 3, ndërsa jashtë Prishtinës ka qenë 2 me 4. E kemi marrë ndërmarrjen pa qymyr dhe kemi filluar ta kompensojmë përpunimin e qymyrit”, është shprehur Gjuka.

Edhe Ish-drejtoresha e KEK-ut pranon se mori banesë mbi 100 m2 para luftës, e privatizoi më 2013 për 13.000 € Arbëri Ish-drejtoresha e KEK-ut pranon se mori banesë mbi 100 m2 para luftës, e privatizoi më 2013 për 13.000 €

Ai ka theksuar se ndërmarrjen e ka lënë me miliona euro mjete shtesë.

“E kemi marr kompaninë me minus 17 milionë euro që i kishte me një bankë komerciale, dhe në përgjithësi, borxhi ka qenë 83 milionë euro plus”, ka theksuar Gjuka, derisa ka shtuar se KEK-un e ka lënë me mbi 100 milionë euro buxhet.

Ish-anëtari i Bordit të KEK-ut, Ismail Januzi, ka theksuar se gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ka ndarë 146 milionë euro në formë subvencionimi për KEK-un.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e pyeti Gjukën nëse ka pasur kontakt me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe për planin në uljen e varësisë nga importi.

“A e ke njohur Martin Berishajn dhe përfaqësuesit e GEN-it”, ka pyetur Zemaj.

Gjuka ka deklaruar se nuk e ka njohur Berishajn.

“Jo asnjërin, as nuk jemi takuar, Berishajn e kam njohur tash përmes mediave”, është shprehur Gjuka.

Për planin për uljen e varësisë nga importi, ai ka thënë se kanë krijuar lehtësira për të prodhuar energji në Sibofc dhe në vendet tjera ku ka thëngjill.

Edhe Ish-drejtori i KEK-ut dyshon se Serbia do ta respektojë marrëveshjen për energjinë Arbëri Ish-drejtori i KEK-ut dyshon se Serbia do ta respektojë marrëveshjen për energjinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se ish-drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka ka blerë banesë 90 metra katrorë për vetëm 7 mijë e 200 euro.

Këtë nuk e pranoi vetë Gjuka, por deputeti Muja ka theksuar se këto të dhëna janë ofruar nga vetë KEK-u, përmes qasjes në dokumente zyrtare. / EO