Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Muja: Blerja e energjisë elektrike nga Serbia ka qenë zakon i PDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se blerja e energjisë elektrike dhe importi i rrymës nga Serbia ka qenë zakon i qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës, e që një gjë e tillë sipas tij, po ndodh më pak nën qeverisjen e Albin Kurti. Për këtë, Muja ka paraqitur një grafikë me të dhënat e Doganës së Kosovës.

Muja u është kundërpërgjigjur akuzave të fundit të opozitës për blerjen e rrymës nga Serbia, pas dyshimit për implikimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në një skandal financiar energjetik që përfshin Serbinë.

“Blerja e energjisë elektrike nga Serbia: importi i rrymës nga Serbia ka qenë zakon gjatë qeverisjes së PDK-së. Me ardhjen e Qeverisë Kurti, Kosova kryesisht nuk blen më rrymë nga Serbia. GEN doo është kompani Sllovene. Kosova nē vitin 2021 ka importuar kryesisht nga këto shtete: Sllovenia, Shqipëria, Danimarka, Maqedonia e Veriut”, ka shkruar Muja në Facebook të shtunën.

E për komisionin e shumëpërfolur hetimor parlamentar për krizën energjetike, Muja ka pranuar se duhet të ketë një të tillë, por jo të hetojë atë çfarë po kërkon opozita. Sipas Mujës, komisioni duhet të hetojë çfarë ka bërë PDK-ja me KEK-un në kohën kur ishte në pushtet.

“Ne gjithsesi duhet të kemi një Komision Hetimor për energjinë elektrike: si PDK e shiti KEDS për 26 milion euro? Si ka mashtruar PDK me kinse investimin e 300 milion euro në rrjet të distribuimit gjatë shitjes së KEDS? Pse PDK-LDK nuk investuan në renovim të Kosova A por importuan rrymë nga Serbia? Si ja dha Qeveria e PDK furnizimin e rrymës për veri EPS (ElektroPrivredaSrbije), Si detyroi PDK qytetarët e Kosovës të paguajnë faturat e rrymës në veri 2013-2016 (shtesë në fatura)! Si ka detyruar PDK në vitin 2017 KOSST të mbuloj faturat e energjisë në veri? Kush nga PDK por edhe të tjerët ka fituar kontratat dhe ka punësuar në KEK 2010-2021?”, ka shkruar Muja.

Edhe Muja i konsideron “propagandë të ndytë” akuzat e opozitës për importin e rrymës nga Serbia Arbëri Muja i konsideron “propagandë të ndytë” akuzat e opozitës për importin e rrymës nga Serbia

Qe dy ditë, emri i ambasadorit Berishaj po përmendet në një skandal financiar të raportuar nga një medium në Lubjanë. Emri i tij është krahas kryetarit të partisë Lëvizja për Liri në Slloveni, Robert Golob. Sipas Planet TV, politikani slloven është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar MB Consulting. Mbështetur në këtë raportim, kompania e Berishajt i ka marrë 600 mijë euro të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer Golobit. E raportime për kontratë të KEK-ut me GEN-in ka pasur edhe në Kosovë.

 

Blerja e energjisë elektrike nga Serbia: importi i rrymës nga Serbia ka qenë zakon gjatë qeverisjes së PDK-së. Me...

Posted by Armend Muja on Saturday, April 23, 2022