Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, vazhdon të besojë që marrëveshja e demarkacionit është e saktë dhe nuk ka vend për kundërshtime.
Madje ai, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, vlerëson se kolegu i tij i partisë, Shpejtim Bulliqi, nuk e kupton këtë proces dhe demarkacioni me Malin e Zi shkon përtej profesionit të tij si gjeograf.
“Besoj që nuk është kompetent për ta kryer këtë pune, ai është gjeograf në fund të fundit dhe kjo nuk është vendosur me gjeografi, por është vendosur me mënyra të tjera shumë kohë para se me dit ne. Prej disa bisedave që i kam pasur me të, mendoj që ai nuk e kupton këtë proces”, ka thënë Muhaxheri.
Ai theksoi se Komuna e Pejës posedon kadastrën origjinale dhe si rrjedhojë nuk ka materie për arbitrazh.
“Po çka me çu në arbitrazh, nuk ka materie. Tash të them se baba e gjyshi jem ka luftu atje, ose kam pagu tatim atje, nuk ka peshë”, ka thënë ai.
-
Bulliqi: Thaçi e Mustafa kishin tendencë që procesi i demarkimit me Malin e Zi të përfundonte shpejt
-
Muhaxheri thotë se kufijtë e Pejës me Rozhajë e Plavë janë vënë në vitin 1930
-
Bulliqi: Nuk votohet raporti ynë, votohet ai i ish-komisionit shtetëror
-
Çela: Procesi i demarkacionit kaloi nga profesionistët tek politika
-
Muhaxheri: I mposhta kundër-kandidatët me punën time