Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Lipjanit, ku ka ndarë 500 mijë euro për zonën ekonomike në Lipjan.
Këtë marrëveshje për projektin "Parku Industrial", e nënshkroi ministri i Tregtisë, Endrit Shala dhe i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti.
Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se kjo marrëveshje mundëson bashkëfinancimin e kësaj zone ekonomike të këtij qyteti, me qëllim që te jetë e shfrytëzueshme për bizneset, raporton kp.
"MTI është e përkushtuar për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë por edhe infrastrukturën. Deri më tash janë investuar mbi 1 milionë euro. Do të vazhdojmë edhe më tutje", tha ai.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se janë dakorduar për financimin e mëtutjeshëm të zonës ekonomike të Kërqevës.
-
Edhe Rahoveci bëhet me Zonë Ekonomike
-
Shala nënshkruan vendimin për ndërtimin e inkubatorit të bizneseve në Skenderaj
-
Në zonën ekonomike në Vushtrri investohen 1 milion e 300 mijë euro
-
MTI dhe IFC marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e Kosovës si destinacion unik për investime
-
Shala nënshkruan marrëveshje që siç thotë ai, “do t’i ndihmojë ndërmarrjet e vogla e të mesme”