Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shala nënshkruan vendimin për ndërtimin e inkubatorit të bizneseve në Skenderaj

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e mbështetjes për bizneset, sot ka nënshkruar vendimin mbi dhënien e pëlqimit për themelimin e inkubatorit në Komunën e Skenderajt.

Ministri Shala theksoi se inkubatori do t’iu shërbejë bizneseve që të kenë kushte sa më të mira të operimit dhe të jenë konkurruese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar mundësi për bizneset në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke ndërtuar inkubator, dhe zona ekonomike. Inkubatori në Komunën e Skenderajt do të ketë sipërfaqe mbi 9 mijë metra katror dhe është një mundësi e mirë për zhvillimin e afarizmit në këtë komunë”, tha ministri Shala.

Sipas tij, roli i ministrisë është krijimi i kushteve sa më të mira për bizneset, duke punuar shumë në fuqizimin e tyre që të jenë konkurruese.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nëpërmjet një komunikate thotë se ka financuar edhe ndërtimin e inkubatorit në komunën e Malishevës, që së shpejti do të jetë funksional.

Po ashtu MTI-ja është duke vazhduar me ndërtimin e zonave ekonomike, që bizneseve vendore dhe të huaja t’iu krijoj hapësirë të mjaftueshme për të operuar me kosto shumë të lirë.

Investimi në Komunën e Skenderajt do të vazhdojë edhe në projekti të tjera të rëndësishme.