Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malisheva bëhet me inkubator të biznesit

Prishtinë, 12 nëntor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar sot marrëveshje me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për nisjen e ndërtimit të inkubatorit të biznesit në këtë komunë.

Shala ka thënë se edhe në komunat tjera do të ketë iniciativa të tilla.

“Sot nënshkrova një marrëveshje për nisjen e ndërtimit të Inkubatorit të Bizneseve në Komunën e Malishevës dhe së shpejti do të nisin edhe punimet. Ky inkubator do të jetë një mundësi e mirë për të rinjtë e Kosovës që idetë e tyre t’i bëjnë realitet”, ka thënë ministri Shala.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka quajtur lajm të mirë për bizneset nisjen e ndërtimit të inkubatorit. Ai po ashtu është zotuar se do t’i kryejnë të gjitha detyrat që janë të përcaktuara me kontratë dhe të jetësohet sa më shpejt projekti.