Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahrin, kanë përparuar nisjen e punimeve në Zonën Ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë, që është një investim i MTI-së në vlerë prej 1.3 milionë eurove, njofton kumtesa, transmeton Koha.net .
Shala ka theksuar se po punohet në përmirësimin e infrastrukturës ligjore duke bërë oferta konkrete për të sjell kompani të mëdha që ta investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se ky është investimi më i madh në Vushtrri duke e konsideruar si mundësi të jashtëzakonshme për bizneset, njofton kumtesa nga MTI.