Ministri Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani sot ka marrë vendim për themelimin e Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial, në Lumadh të Vushtrrisë duke u bazuar në faktin se siç ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi janë plotësuar.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij:
Krijimi i zonave ekonomike ka për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë, duke iu ofruar investitorëve infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive afariste.
Në mënyrë që tu krijojmë kushte sa më të mira investitorëve potencial sot kam marrë vendim për themelimin e Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial, në Lumadh, Komuna e Vushtrrisë duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi janë plotësuar.
Prona e paluajtshme në të cilën themelohet kjo Zonë Ekonomik, është e regjistruar në emër të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë dhe është në sipërfaqe prej 14. 86, 00 ha.
Edhe
Parkut Industrial në Mitrovicë i vihet gurthemeli 12 vjet pas nisjes së punimeve në të
Besoj që me hapjen e kësaj zone do të mundësohet krijimi i vendeve të reja të punës të cilat do të ndikonin në zbutjen e varfërisë në këtë komunë.
Urime Vushtrri!
-
Komuna nis lirimin e parkingut pranë Ministrisë së Bujqësisë për ndërtimin e Shkollës së Muzikës
-
Hamza: Bizneset që investojnë dhe hapin vende pune do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit
-
Hamza: Bizneseve, grante deri në 30 për qind
-
Rrahmani nga lista e PDK-së: VV-ja ka vendosur masa që shantazhojnë