Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vushtrria bëhet me Zonë Ekonomike, Tahiri e vlerëson si investimin më të madh në 50 vjetët e fundit

Pak ditë pasi kundërshtoi vendimin e Qeverisë për vendosjen e zonës Ekonomike Amerikane në qytetin e Gjakovës, duke e quajtur vendim politik, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, si duket ka ndërruar qëndrim.

Kreu i Vushtrrisë kishte mysafir të hënën ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, me të cilin nënshkroi marrëveshjen për formimin e zonës ekonomike në këtë komunë, raporton KTV.

Tahiri, krijimin e kësaj zone ekonomike e vlerësoi si investimin më të madh në 50 vjetët e fundit.

I pyetur përse po krijohen kaq shumë zona ekonomike nëpër komuna të vendit, ministri Hasani tha se po zbatojnë kërkesat e bizneseve.

E, qytetarët e Vushtrrisë e mirëpresin nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, pasi besojnë se kjo do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës.

Zona ekonomike e Vushtrrisë do të vendoset në një territor prej 14.8 hektarësh.