Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ta mbajë fshehur dosjen e dhëndrit të Ramush Haradinajt.
Dosja, e cila përmban dëshmitë e shkollimit dhe të punës paraprake, e që në bazë të tyre është arsyetuar përzgjedhja e 27-vjeçarit Liridon Dervishaj në pozitën e drejtorit të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në kuadër të Agjencisë për Financimin e Shëndetësisë (AFSH), nuk është në dispozicion për publikun, shkruan sot Koha Ditore.
Ministria e Shëndetësisë përkatësisht Agjencia e Financimit të Shëndetësisë (AFSH) të mërkurën ka refuzuar pa arsyetim kërkesën e “Kohës Ditore” për qasje në dosjen e drejtorit të ri të Financave.
Gazeta përmes formës elektronike, siç përcaktohet në ligj, i ka drejtuar kërkesë këtij institucioni, e që ka konfirmuar se ka pranuar një kërkesë të tillë. Pas disa ditësh kanë thënë se kanë aprovuar kërkesën për qasje. Kur ekipi i gazetës ka shkuar për të marrë dokumentet, u janë ofruar dokumentet që gjendën në webfaqe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dhëndri i Haradinajt degradohet nga pozita e drejtorit financiar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore
-
Dhëndri i Ramush Haradinajt do t’i menaxhojë paratë e Sigurimeve Shëndetësore
-
Thellohet skandali i MSH-së,zhduket dosja e rastit gjyqësor që i kushtoi 630 mijë euro
-
MSH-ja s’komenton abuzimet në emrin e të sëmurëve rëndë, “mbështet” ndriçimin e pretendimeve
-
Haradinaj thotë se gazetarët duhet të mbahen përgjegjës nëse janë publikuar dosjet e ZPS-së